ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 6 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 6 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 6 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 6 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shtyhet seanca për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

albnews by albnews
21 April, 2025
in Kosova
0
Shtyhet seanca për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu. Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

Përfaqësuesi i VV-së Glauk Konjufca nuk ka propozuar kandidatin për kryetare të Kuvendit nga radhët e kësaj partie pasi nuk kanë votat e mjaftueshme. Konjufca kërkoi kohë shtesë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet përveç se me një marrëveshje politike.

“VV, padyshim e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje kishin paralajmëruar se do të kenë qëndrimin e njëjtë, mendoj se në këtë situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç se me një marrëveshje politike…Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarë… Atëherë ne zoti kryesues kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë që e patëm tri herë radhazi në Kuvend”, tha Konjufca.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në emër të Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi opozitën për bllokim të konsitutimit të Kuvendit. Ai tha se të gjitha subjektet duhet te votojnë propozimin e VV për kryetar të Kuvendit. Murati tha se Albulena Haxhiu është emri i propozuar nga Vetëvendosje dhe shtoi se nuk mund të bëhen pjesë e lojërave për emrat e propozuar. Murati tha se shpreson që opozita të reflektojë dhe te votojë kreun e Kuvendit. Ai tha se synon që te mos vijnë deri te zgjedhjet por edhe për këtë çështje duhet konstituuar Kuvendi.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndryshojë kandidat për kryetar të Kuvendit pasi kanë edhe 47 deputetë të tjerë pasi Albulena Haxhiu nuk do të kalojë. Ai tha se Haxhiu është simbol i dështimit të Qeverisë së Albin Kurtit. Ai tha nuk ka nevojë të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Krasniqi shtoi se nuk mund te mbahet peng Kuvendi për shkak të Albulena Haxhiut.

Hykmete Bajrami nga LDK tha se kërkesa për kohë shtesë nga Vetëvendosje për marrëveshje politike kur thone se nuk do te ndryshojnë emrin e kandidates dhe insistojnë se është e drejtë e tyre kjo nuk tregon vullnet për marrëveshje të mundshme politike. Ajo shtoi se LDK nuk ka votë “për” as për Albulena Haxhiun as për ndonjë kandidat tjetër nga VV për kryeprlamentar. Ajo tha se LDK nuk kërkon ndonjë emër tjerët dhe për ndonjë ftesë të mundshme nga VV do të vendosin strukturat e partisë. Bajrami akuzoi VV se po bllokon konstituimin. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result