“Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës – komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, vizitë zyrtare në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë takimit me Gjeneral Gürak, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari është takuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler.

Në këtë takim u rikonfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe mbështetja e fuqishme e Ankarasë për profesionalizimin e FSK-së.

U diskutuan gjithashtu temat që ndërlidhen me blerjet ushtarake, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara.

Gjatë vizitës, Komandanti i FSK-së vizitoi njësitë e forcave speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë turke të mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që ndjekin studimet në akademitë ushtarake në Turqi.

Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë vlerësohet si thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e saj në sigurinë rajonale.

Share This Article