Connect with us

Albania

Berisha: Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama

Published

on

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, në një takim mbi sigurinë ushqimore, deklaroi se vendi ynë nuk përmbush asnjë standard të Bashkimit Europian në këtë fushë.

“Shqipëria sigurisht ka sigurinë kombëtare, por ama e ka të garantuar me NATO-n dhe askush nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pa u përballur me NATO-n. Sigurinë juridike e kanë zhdukur për sa kohë që qytetari pret 15 vite për një proces gjyqësor, nuk ka më siguri juridike dhe nuk funksionon dot si shtet ligjor. Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të. Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia. Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne. Në qoftë se ulet specialisti dhe i merr një më një standardet e fushës së tij në Shqipëri dhe krahasuar me BE, u garantoj se nuk ekziston më asnjë krahasim, në një kohë kur ato duhet të jenë kushtet më pozitive për qytetarët shqiptarë në mënyrë që të afrohen me qytetarët europianë”, tha Berisha, shkruan A2.

“Po ka një fushë ku e paguajmë më shumë se çdo fushë tjetër dhe kjo është siguria ushqimore se ajo lidhet direkt me shëndetin. Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme. Mjaftojnë të paguajnë dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori. Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim. E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë. Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë. Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh. Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe tha do jap dorëheqjen. Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi. Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt. Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore”, shtoi Berisha. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.

Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.

Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?

Advertisement

Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:

Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Advertisement

Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).

Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.

Advertisement

Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.

Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.

Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.

Advertisement

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.

Kush përfiton tjetër?

Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.

Advertisement

Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.

Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.

Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.

Advertisement

Lista e plotë e përfituesve:

Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.

Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.

Advertisement

Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.

Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.

Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.

Advertisement

Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.

Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.

Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.

Advertisement

Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.

Kostandin Shkurti

Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës

Advertisement

Leonard Toska- Peshëngritës

Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.

“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.

Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.

“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK25 minutes ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova27 minutes ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz28 minutes ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota31 minutes ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota33 minutes ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK2 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK2 hours ago

Vonesat e Eurostar hyjnë në ditën e dytë, pasi pasagjerët ngecën në bord gjatë natës.

Popular3 hours ago

Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit

Popular3 hours ago

Harta e ndërrimit të viteve, bota feston për 26 orë, nga Kiritimati në Samoa, ja kush hyn i pari në 2026

Sports3 hours ago

Miura nuk dorëzohet, në moshën 58 vjeçare gjen një klub të ri në Japoni

Sports3 hours ago

Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle

Albania3 hours ago

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Albania3 hours ago

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Show - Biz3 hours ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Show - Biz3 hours ago

Dasmë për 80-vjetorin! Këngëtarja “Cher” do kurorëzohet përsëri, partneri i saj 40 vite më i ri: S’më intereson mosha…

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania13 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK12 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania1 day ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni1 day ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK24 hours ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending