”Mos e bëni publike votën”, Naim Hasani – bashkatdhetarëve në Diasporë: Faleminderit për mbështetjen. Votoni masivisht nr.4

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Naim Hasani, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik Qarku Shkodër ka apeluar sërish ndaj votuesve kryesisht me këtë mesazh ndaj atyre që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe dhe kudo në Diasporë.

Duke i falënderuar për mbështetjen e shprehur deri më tani në takimet dhe kontaktet përmes sms dhe rrjeteve sociale, z.Hasani kërkon nga bashkatdhetarët që vota e tyre të shkojë për ndryshimin, për një Shqipëri pjesë të familjes së madhe Europiane.

Kandidati Hasani kërkon nga votuesit që të mos e bëjnë publike votën, por duke apeluar që të shkojnë të gjithë tek kutia e votimit, kërkon votën për nr.4, Koalicionin Euroatlantik si një forcë politike që është në mbështetje të drejtësisë, për Shqipërinë e zhvilluar dhe anëtare të BE, në aleancë me SHBA, Britani të Madhe dhe BE. Kërkon nga vëllezërit dhe motrat në Malësi të Madhe, Shkodër, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrës që të votojnë për Naim Hasanin në fletën e votimit.

https://www.facebook.com/naimhasanisolicitor/videos/1084110693494514
Share This Article