Osmani në Finlandë ndan vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalim para studentëve të  Universitetit të Helsinkit mbi vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike dhe përkushtimin për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Ajo tha se është e lumtur që ndodhet atje, në vendin mik të Kosovës, duke përmendur ish-presidentin e Finlandës, Martti Ahtisaarin, si edhe sa shumë bëri ai për vendin tonë.

E para e vendit, tutje u shpreh se Kosova është vend i ri, me popull të ri, por që ka ecur shumë përpara për vetëm pak kohë.

“Kosova kontribuon në paqe, stabilitet dhe prosperitet, dhe jo vetëm në rajon, por gjithandej Evropës”, u shpreh Osmani.

Para studentëve të Universitetit të Helsinkit, Osmani përmendi sfidat, vuajtjet dhe padrejtësinë që Kosova pësoi nga lufta e fundit në vitet e 90-të.

“Megjithëse, në 2008-n kur fituam pavarësinë, ne premtuam se do të krijojmë demokraci dhe atë bëmë”.

“Janë gjithmonë njerëzit që ndërtojnë shtetin”, tha tutje ajo.

https://www.facebook.com/watch/?v=1022826709311814&t=0
Share This Article