Rreth 11 milionë njerëz shikuan ditën e parë të gjykimit të Trumpit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fillimi i gjykimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senatin amerikan, më 21 janar, tërhoqi rreth 11 milionë shikues televizivë në Shtetet e Bashkuara.

Shifra u bë publike nga Shërbimi i Vlerësimeve Nielsen.

Vlerësimet u bazuan në shikueshmërinë për katër orë e gjysmë në gjashtë rrjete televizive që e transmetuan drejtpërdrejt ditën e parë të gjykimit: ABC, CBS, NBC, MSNBC, CNN dhe Fox News.

Nielsen po ashtu njoftoi se dita e parë e hetimit të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve, në muajin nëntor, është ndjekur nga rreth 13.8 milionë shikues.

Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedura të shkarkimit.

I pari ka qenë Andrew Johnson më 1868 dhe pas tij Bill Clinton më 1998, por të dy ata janë liruar.

Trump, republikan, është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Trump e mohon çdo keqbërje, ndërsa hetimet kundër tij i cilëson si “gjueti shtrigash”.

Share This Article