PD 6 milion dollarë lobim në SHBA, Rama: Shpresuan tek fitorja e Trump, por tani hedhin para

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Vlora në një takim me gratë dhe vajzat kryesocialisti Edi Rama reagoi lidhur me lobimin 6 milionë dollarë në SHBA nga Partia Demokratike.

Rama e  konsideroi një shumë të madhe parash që sipas tij Berisha po përdor për të hequr hequr damkën “non grata”. 

“Jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro, është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë.

Ju kujtohet që edhe herën e kaluar, Luli shkret për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha që u mblodhën ca patriotë. Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non-grata janë vërtetë shumë për të mos bërë pyetjen: ‘Ku u gjetën gjithë ato para’?

Dhe si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku. Pastaj është edhe pak e çuditshme kur mendon se ene na u tha se sa të vinte Trump-i do ikte non-grata.

Tani u dashkan edhe 6 milionë euro me shpresën që do ikë non-grata, Por edhe sikur të rrijë, edhe sikur të ikin, kjo nuk është më çështja e shumicës së shqiptarëve që janë sot në një moment historik dhe ju duhet të marrin një vendim historik”, tha Rama nga Vlora.

Share This Article