ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i 2 hours ago
Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6” 2 hours ago
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë 2 hours ago
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet 2 hours ago
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vota e diasporës/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende! Kompania postare s’ka marrë pagesë

albnews by albnews
29 April, 2025
in Albania, Diaspora
0
Vota e diasporës/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende! Kompania postare s’ka marrë pagesë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

RelatedPosts

Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.

Ai vlerësoi këtë proces të votës së diasporës si hera e parë që ndërmerret nga KQZ, duke dhënë nota shumë pozitive, edhe pse problematikat janë prezente, por që nuk e cenonin procesin në tërësi. Madje sipas tij, edhe ankimet nga partitë politike janë sporadike dhe jo shumë thelbësore.

“Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit dhe kthimit po shkon normalisht dhe nuk kemi problematika të mëdha. Nuk kemi sistem që po dështon, funksionon, por ka dhe probleme. Edhe shqetësimet e partive politike janë sporadike. Po verifikojmë për zgjidhje problematikat që kanë dalë. Por duhet të themi se sistemi është duke fnksionuar dhe shqetësimet janë të tilla sa nuk e vënë në dyshim integritetin e procesit.

Duhet thënë edhe se 70 mijë e kanë kthyer fletën evotimit, ose 30% e totalit dhe vetëm 30 mijë nuk kanë mundur ta marrin dot fletën. Si proces dhe kjo eksperiencë e parë e jona është disa herë më e mirë se e vendeve me traditë në këtë proces, por duket se problemet marrin vëmendjen më të madhe sesa pozitiviteti i procesit”, tha Celibashi.

Për hetimin e rasteve të publikimit apo deklarimit të votës në rrjetet sociale nga shumë emigrantë, Celibashi u shpreh se kjo i takon SPAK, Prokurorisë dhe Task-Forcës, për të gjitha kallëzimet, denoncimet, regjistrimet dhe hetimet që kryejnë.

“Nuk mund të jap mendim për këtë pasi i përket SPAK dhe Prokurorisë nëpërmjet Task-Forcës për krimin elektoral, por çdo rast që haset referohet”, tha Celibashi.
Në lidhje me kontratën me kompaninë postare, pas problematikës së dorëzimit, ai sqaroi:

“Kontratën dhe detajet me kompaninë do e bëjmë publike pas këtij procesi dhe është normale. Nuk mund ta komentoj këtë marrëveshje kontraktuale, s’ka detyrim ligjor për ta bërë këtë. Pagesa bëhet pasi të përfundojë kryerja e shërbimit. Si në rastet e tjera, edhe në këtë, kompania nuk ka marrë asnjë pagesë, sepse do pritet përfundimi i procesit, se si ka shkuar ai”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

19 November, 2025
Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

19 November, 2025
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

19 November, 2025
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result