Vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ambasadori Rohde: Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht edhe të Qeverisë.

Rohde pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Bluesky shkruan se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.

“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, shkruan Rohde. 

Share This Article