Meghan ndan fotografi të fëmijëve, ata duket se i kanë ngjarë Princit Harry me këtë veçori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Meghan, Dukesha e Sussexit ndau disa fotografi të ëmbla të Princeshës Lilibet dhe Princit Archie në momente të ëmbla, por nuk ua zbuloi portretin e tyre.

Por ajo që binte në sy ishte një detaj tek fëmijët, nga ku fansat e familjes mbretërore u entuziazmuan për këtë.

Ata u mahnitën kur panë se Princesha Lilibet dhe Princi Archi kishin flokët me ngjyrë të kuqe, një veçori të cilën e ka babai i tyre, Princi Harry.

Meghan postoi këto dy imazhe të fëmijëve teksa ata mblidhnin trëndafila në kopshtin e rezidencës së tyre në Montecito.

Flokët e gjatë dhe të kuq të Lilibet-it gjithashtu binin në sy teksa mblidhte lule bashkë me Meghan. Më herët, Harry kishte përmendur se Princesha e vogël kishte “trashëguar flokët e trashë të nënës së saj”.

Shumë mendojnë se Archie dhe Lilibet e kanë trashëguar ngjyrën e flokëve të kuq vetëm nga babai i tyre, por në fakt edhe Meghan ka gjenin e flokëve të kuq në familjen e saj.

Daja i Princit Harry, Charles Spencer, dhe hallat e tij, Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes, të gjithë kanë flokë të kuq. /Telegrafi/

Share This Article