Vota e diasporës, ja sa zarfe kanë mbërritur tashmë në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e 11 Majit, tashmë e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Shqipëri.

Që prej 14 prillit kur ka nisur dërgimi i zarfeve në diasporë, e kanë sjellë votën e tyre në Shqipëri 111,557 emigrantë, nga 218,638 që i kanë marrë zarfet, ndërsa rreth 25 mijë nuk i kanë marrë ende zarfet që u ka nisur KQZ.

Duke nisur nga sot e deri në orën 19:00 të 11 majit, kanë mbetur 11 ditë afat që afro 55% e fletëve të votimit të mbërrijnë në Shqipëri dhe të numërohen për rezultatin e përgjithshëm të secilit qark.

Italia vijon të jetë në krye të votave të dërguara, me 20.6%, duke lënë pas Gjermaninë me 6.5%, dhe Greqinë që po e rrit numrin e votave që ka dërguar me ritme të ulta, dhe aktualisht është në kuotën e 5.6%.

Sipas marrëveshjes që KQZ ka bërë me DHL për kthimin e fletëve të votimit nga vende brenda Europës do duhen 2-3 ditë punë, ndërsa për vendet më të largëta si SHBA, Kanada etj, dërgesa mund të marrë deri në 4 ditë kohë.

Share This Article