Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë informon se sot edhe tetë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan kthehen nga trajtimi, prej të cilëve pesë nga Turqia, dy nga Bullgaria dhe një nga Sllovenia. Për trajtim jashtë shtetit vazhdojnë të qëndrojnë edhe 18 pacientë.

Sipas protokollit, pesë pacientë do të jenë nën vëzhgim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, dy pacientë në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe një pacient në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum Ohërti”.

“Një pjesë e të lënduarve që janë kthyer në vend gjatë periudhës së kaluar tashmë kanë filluar procesin e rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, ku, në varësi të lëndimeve, po trajtohen në repartet e neurologjisë, kirurgjisë dhe terapisë fizikale”.

“Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejshëm”, thonë nga MSH.

Share This Article