Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e të martës në Prizren, ku një 44-vjeçar ka vrarë njërën prej vajzave të tij, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër kanë mbetur të plagosur.
E vdekur në vend ka mbetur e bija 15-vjeçare, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Prishtinës.
E plagosur ka mbetur edhe gruaja e autorit, një 35-vjeçare. Sipas Policisë së Kosovës, autori, gruaja dhe vajzat ishin shtetas turq me banim të përkohshëm në Prishtinë.
Autori mësohet se ka lënduar edhe veten me thikë dhe pasi u ndalua nga policia në Rrugën “Shote Galica” në Prizren, u dërgua në spitalin rajonal të qytetit për t’u mjekuar.