Kuvendi ndërpreu punimet për të 13 herë duke dështuar të konstituohet edhe sot. Kjo pas përpjekjes së kryesuesit të seancës Avni Degari për të ngritur komisionin për votim të fshehtë.
PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK refuzuan të caktojnë përfaqësuesit e tyre për këtë komision dhe nuk e votuan të njëjtin.
Propozimi për komision mori vetëm 56 vota “për”. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami doli në foltore për fjalën e saj, por iu mbyll mikrofoni nga kryesuesi me arsyetimin se nuk lejohet debat. Seanca e radhës është caktuar për të dielën më 11 maj në ora 10:00.