Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aksidenti që ndodhi vetëm 4 kilometra nga finishi ka lënë pasoja për çiklistin spanjoll Mikel Landa, që u rrëzuan në zonën e Freskut.

35-vjeçari ka kaluar natën në spitalin e Tiranës, ndërsa mjekët tregojnë se situata ëshë serioze.

Sipas tyre, rezulton se ai ka pësuar një frakturë të vertebrës dhe shumë shpejt pritet që sportisti të transferohet në Itali për të nisur aty fazën e riaftësimt.

Landa ishte një nga pretendentet kryesor për ta fituar këtë garë. Ai humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Pas tij u rrëzuan edhe dy çiklistë të tjerë, por fatmirësisht pa lëndime.

Aktualisht po zhvillohet gara e shpejtësise, 13.4 km e gjatë, ku në fund fituesi merr mbi 11.000 euro si shpërblim. Etapa e dyte përfundon rreth ores 17:00.

Share This Article