EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë ndërruar jetë dy punonjësit që u zunë nga një masiv dheu këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh.

Masivi i dheut është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim. Po ashtu bëhet e ditur se viktimat janë shtetasit Abas Basha dhe Egzon Lleshi, të moshave 22 dhe 32-vjeç.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të tyre.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. 

Share This Article