Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka triumfuar mbrëmjen e djeshme duke kaluar në finale e Eurovision 2025. Në momentin kur prezantuesit e festivalit thirrën emirn e Shqipërissë, këngëtarja Beatriçe festoi e lumtur teksa para kamerës bëri shqiponjën dykrenare me duar.

Kjo lëvizje e saj, nuk i ka shpëtuar mediave serbe, të cilët kanë reaguar menjëherë duke e quajtur një provokim nga ana e saj. Sipas mediave serbe, nxjerrja në pah të simboleve që kanë ndonjë konotacion provokues i ndaluar në Eurovision.

Ndërkojë, audienca serbe ka vërshuar me komente, duke thënë se ndihen të provokuar:

“Kjo do t’u kushtojë një vend, nuk kishte nevojë të provokoheshin serbët”, “Ja, ju i lavdëroni, dhe ata qeshin me ju”,
“Në fund të fundit, si mund ta mbështesë ndonjëri prej nesh Shqipërinë nga zemra?! E di që shumë trashëgojnë budallallëk, por kjo është shumë”, ishin disa prej komenteve.

Share This Article