Takimi i liderëve politikë me presidenten Vjosa Osmani nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik. Partitë kanë shprehur pozicionet e tyre duke shpalosur edhe idetë si te dilet nga kjo situatë e që janë të kundërta me njëra tjetrën.
Në takim kanë qenë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK, Memli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj. Kreu i PDK, Krasniqi tha se nuk është optimistë që Kurti do të ndryshojë kandidaten për kryeparlamentar. Abdixhiku deklaroi se Kurti nuk solli asnjë ide të re për zgjidhje ndërsa tha se e kundërshton edhe idenë e tyre për qeveri transitore.
Ndërsa Haradinaj tha se janë të gatshëm te votojnë për një kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit. (