Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Nga gazetarët ajo u pyet për pritshmëritë e saj për dialogun Kosovë-Serbi.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, tha Kallas.
Ajo u përballë me pyetje të gazetarëve edhe për luftën në Ukrainë e për bisedimet në Turqi.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës. Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:
– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës
– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve.