ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? – Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024

albnews by albnews
20 May, 2025
in Albania
0
Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? – Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas parashikimeve, deri në fund të këtij viti, kursi i këmbimit nuk do të jetë aq i fortë sa në 2024, pra lëvizjet e kursit do të jenë më të buta, euro nuk do të zhvlerësohet aq shumë kundrejt lekut sa në vitin që lamë pas. Kështu është shprehur Erald Themeli, Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, teksa theksoi se efekti i kursit të këmbimit në mbajtjen nën kontroll të inflacionit nuk do të jetë aq i madh këtë vit.

“Theksoj që gjatë vitit 2024, ne kemi pasur një nivel inflacioni lehtësisht nën objektivin e Bankës Qendrore, pra niveli mesatar ka qenë 2.2% dhe në një masë të madhe kjo lidhet me efektin frenues që ka sjellë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit 2024.  Për vitin 2025 e në vazhdim, pavarësisht problematikave që ka parashikimi i kursit të këmbimit, ne presim një ecuri më të balancuar të këtij treguesi në raport me zhvillimet që janë vënë re dy vitet e fundit, që do të thotë që edhe efekti frenues në inflacion që kemi pasur në 2023 dhe 2024, nuk do të jetë më aq i fortë në të ardhmen”.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Ekonomia shqiptare vijon të ketë trende pozitive zhvillimi, të shfaqura në drejtim të rritjes ekonomike, por edhe në drejtim të inflacionit të ulët dhe nën kontroll, nivelin e ulët dhe në rënie të borxhit publik, si dhe treguesit në përmirësim të tregut të punës.

“Ritmi i rritjes ekonomike për vitin 2024 qëndroi në nivelin 4%, i ushqyer në një masë të madhe nga zgjerimi i konsumit familjar dhe investimeve të përgjithshme në ekonomi, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat. Zgjerimi i kërkesës së brendshme pasqyron si bilance të shëndosha financiare të ekonomisë shqiptare, ashtu edhe kushte të favorshme të financimit, që do të thotë niveli i normave të interesit dhe kushtet e përgjithshme të kreditimit, kanë favorizuar një rritje të shpejtë të kredisë, të cilat kanë mbështetur zgjerimin e konsumit dhe investimeve.

Ne vazhdojmë të kemi një kontribut të shtuar pozitiv nga rritja e eksporteve të turizmit, sic dihet tashmë Shqipëria është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ky profil i kërkesës agregate ose profil shpenzimesh në ekonomi, është pasqyruar në zgjerim të aktivitetit, kryesisht të sektorit të shërbimit dhe ndërtimeve, ndërkohë sektori i industrisë dhe bujqësisë, sikurse e kemi evidentuar vazhdojnë të kenë një ecuri më të ngadaltë, sepse kanë probleme specifike të zhvillimeve të tyre”.

Themeli u shpreh gjithashtu se konteksti global vijon të shfaqë pasiguri të larta që vijnë nga tensionet gjeopolitike, por gjithashtu edhe nga lufta tregtare dhe planet për vendosjen e tarifave në nivele të ndryshme ndërmjet blloqeve konkurrente gjeopolitke, gjë që do të ishte një goditje negative për ekonominë shqiptare. Nëse këto goditje do të materializohen, ato do të pasqyrohen në qëndrimin e politikës monetare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result