Një çift i moshuar në Cambridgeshire të Anglisë është urdhëruar të shembë shtëpinë e tyre me vlerë 1 milion funte, pasi e ndërtuan atë në mënyrë “të paligjshme” duke e kthyer një klinikë të lejuar për shumimin e kuajve në një shtëpi banimi me tre dhoma gjumi.
Jeremy dhe Elaine Zielinski morën leje në vitin 2014 për të ndërtuar “një qendër për shumimin e kuajve” me një apartament të vogël për stafin.
Por, në vend të kësaj, ndërtuan një shtëpi të plotë banimi në një pronë prej 17 hektarësh në Great Abingdon.

Dhe Këshilli i Qarkut të South Cambridgeshire lëshoi urdhrin për prishjen e objektit në vitin 2023, por çifti e apeloi vendimin.
Megjithatë, një inspektor urbanistik e hodhi poshtë apelin, duke deklaruar se ndërtesa ishte ndërtuar si shtëpi që në fillim dhe asnjëherë nuk funksionoi si klinikë.

Elaine, 79 vjeçe, tha se nuk ishin të vetëdijshëm se po shkelin ligjin: “Është një shtëpi e ngrohtë dhe komode. E dua shumë”.

Çifti, që thotë se ka humbur 1 milion funte (rreth 1,15 milion euro) nga ky vendim, po kërkon tani këshilla ligjore për ta kundërshtuar urdhrin.
Nëse nuk ia dalin, do të detyrohen ta shembin ndërtesën brenda 12 muajsh.