ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 53 minutes ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 3 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 3 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 3 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania “blindon” krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani

albnews by albnews
22 May, 2025
in Bota
0
Gjermania “blindon” krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ushtria gjermane ka dislokuar në Lituani brigadën e re të tankeve 45. Kancelari Friedrich Merz do të marrë pjesë në ceremoninë e apelit në Vilna.

Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Ushtria gjermanederi më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qendrojë përherë atje – një risi në historinë e Bundeswehr-it. Stema e re e brigadës së tankeve 45, që do të mbajnë në uniformat e tyre ushtaret dhe ushtarët gjermanë, përmban në shenjë të lidhjes mes dy vendeve edhe simbolin e Vilnës kullën Gedimina.

“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, theksoi ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius në fjalimin e tij të parë në Bundestag pas ndryshimit të qeverisë. Vendosja e brigadës gjermane në Lituani është “një sinjal i fuqishëm ndaj partnerëve tanë dhe një sinjal i qartë ndaj secilit kundërshtar të mundshëm“.

Lituania me tre milionë banorë ndodhet midis eksklavës ruse të Kaliningradit dhe aleates ruse Bjellorusisë, me të cilën ndan një kufi prej 680 kilometrash. Ndërkohë Lituania po punon për formimin e një trupe tankesh të aftë për veprim, për të cilën ka porositur 44 tanke moderne luftarake të tipit Leopard 2 A8 të prodhimit gjerman. Të njëjtin tip tanku do të përdorë edhe Bundewehr-i në Lituani, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin e dy ushtrive.

Gjermania "blindon" krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa

Që nga vera 2023 ministri Pistorius po çon përpara formësimin e brigadës. Deri tani në bazën e dislokimit janë shtabi i brigadës si dhe njësitë e para të ndihmës. Deri në fund të vitit do të jenë vendosur gjithsej 500 ushtaret dhe ushtarët gjerman.

Ndërkohë vazhdon puna për ndërtimin e infrastrukturës. Në sheshin e stërvitjes së trupës Rudninkai, baza qëndrore e brigadës, po ndërtohen kazermat, rrugë të reja dhe po zgjatet një segment hekurudhor. Kjo zonë ndodhet në juglindje të Lituanisë, rreth 30 km nga kufiri me Bjellorusinë. Në qytetet Vilna dhe Kaunas po krijohen shkolla e kopshte për familjet e ushtarakëve nga Gjermania.

Dislokimi i brigadës në tërësi do të përfundojë deri në fund të vitit 2027, e kjo për të dy vendet është jo vetëm një sfidë logjistike, por edhe financiare. Lituania e ka rritur buxhetin e saj për mbrojtjen. Edhe qeveria e re e Gjermanisë nën kancelarin kristiandemokrat Friedrich Merz nuk do të kursejë në shpenzimet për mbrojtjen.

Shtrohet pyetja për personelin, që faktikisht i mungon Bundeswehr-it. Kërkimi i gjithsej 4800 ushtareve dhe ushtarëve si dhe i 200 të punësuarve civilë, që vullnetarisht transferohen për disa vite në Lituani, mund të jetë një sipërmarrje e vështirë.

Ministri Mbrojtjes për këtë ka bërë parapërgatitje: Për ta bërë sa më tërheqës shërbimin në krahun lindor të NATO-s dhe për Bundeswehr-in në përgjithësi, ai u angazhua për një ligj, që u miratua në fillim të vitit në Bundestag. I ashtuquajturi “Neni ligjor pikë-kthesë” parashikon suplement të lartë rroge dhe kushte më të mira për angazhimet në shërbimet në vend dhe jashtë vendit.

Gjermania "blindon" krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa

Bundeswehr-i është në Lituani që nga viti 2017. Gjermania ka pasur atje drejtimin e njësisë shumëkombëshe Buttlergroup të NATO-s, e cila që nga prilli u vu nën drejtimin e brigadës së re të tankeve.

Bazë ligjore për dislokimin e përhershëm të brigadës është një marrëveshje qeveritare, që nënshkruan Gjermania dhe Lituania në shtator 2024. Në këtë mënyrë duhet që “të krijohen kushtet më të mira të mundshme për ushtarët dhe familjet e tyre”, sikurse thekson pala lituaneze.

Kjo përfshin të drejtën e Bundeswehr-it për të përdorur pa qira objektet lituaneze, sipas nevojave të veta të depozitojë atje armë dhe municion si dhe të operojë me zyrat postare në terren. Po ashtu lejohet të hapen kopshte dhe shkolla në gjuhën gjermane sipas planeve mësimore gjermane, që njihen në Lituani./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result