Goditje ndaj krimit kibernetik: Operacioni global shkatërron rrjetin e infektimit me viruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Goditje ndaj krimit kibernetik: Operacioni global shkatërron rrjetin e infektimit me viruse

Në një goditje të madhe kundër krimit kibernetik, autoritetet nga disa vende të botës kanë shkatërruar mbi 300 serverë dhe kanë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për 20 të dyshuar.

Sipas Europol dhe Eurojust disa nga variantet më të rrezikshme të “malware-it” në botë janë goditur gjatë javës nga një operacion i koordinuar ndërkombëtar.

Është bërë e ditur se në këtë operacion kanë marrë pjesë autoritetet nga Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërsa, në total janë shkatërruar mbi 300 serverë, neutralizuar 650 domene dhe janë sekuestruar 3.5 milionë euro në kriptovalutë.

Agjencia e BE-së për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, ka thënë se operacioni u ka mundësuar vendeve pjesëmarrse “të veprojnë kundër disa prej varianteve më të rrezikshme të malëare-it në botë dhe autorëve që qëndrojnë pas tyre”.

Sipas Europol dhe Eurojust, programet e dëmshme të goditura njihen si “initial access malware” – malware që përdoret për infektimin fillestar, duke i lejuar kriminelët kibernetikë të hyjnë në sistemet e viktimave pa u vënë re dhe të instalojnë programe të tjera të dëmshme, si ransomëare.

Share This Article