ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 2 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 2 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  2 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 2 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përgatitet fjalori i ri i shqipes me rreth 100 mijë fjalë, prezantohet në “Javën e Albanologjisë”

albnews by albnews
26 May, 2025
in Albania, Kosova, Kulture
0
Përgatitet fjalori i ri i shqipes me rreth 100 mijë fjalë, prezantohet në “Javën e Albanologjisë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë në hapjen solemne të edicionit të 16-të të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, e cila ka filluar punimet sot më 26 maj, dhe do të vazhdoj deri më 30 maj.

Në mesin e shumë studiuesve dhe albanologëve, Kurti u shpreh thellësisht i nderuar, pikërisht për faktin se puna shkencore e tyre përkon me identitetin e popullit tonë, që nga gjuha, letërsia, folklori, etnografia, këngët dhe gjithçka që kulturalisht ne na bën shqiptarë, ashtu siç periudha e lindjes së albanologjisë përkon me periudhën e ndërgjegjësimit tonë kombëtar.

RelatedPosts

Kosovë, prokuroria në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, 80 prokurorë dhe zyrtarë për ruajtjen e votës

100 vjet shkëlqim, Radio City Rockettes, ikona e Nju Jorkut, feston një shekull magji- fotot

10 nga operat më të njohura dhe të famshme të të gjitha kohërave

“Që nga Georg fon Hani, që konsiderohet si baba i albanologjisë, e deri te albanologu i shquar amerikan, Erik Hampi, ne kemi një varg të gjatë albanologësh të huaj që shtruan rrugën, thelluan dhe zgjeruan njohuritë për gjuhën dhe kulturën tonë, historinë dhe lashtësinë tonë. Me rezultatet e punës së tyre ata dëshmuan, në mënyrë të pakundërshtueshme, se gjuha shqipe i takon familjes së gjuhëve indoevropiane dhe se kultura shqiptare është pjesë e arealit kulturor evropian. Ata, kësisoj, nxorën në dritë dhe iu përgjigjën pyetjes kardinale se kush ishin shqiptarët.” u shpreh kryeministri në detyrë Kurti.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe kontributin e albanologëve shqiptarë si Eqrem Çabej, Selman Riza, Idriz Ajeti, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Rexhep Qosja, Mark Tirta, Rexhep Ismajli, Sadri Fetiu, Bardhyl Demiraj e të tjerë, të cilët me punën e tyre jo vetëm që thelluan argumentimet se kush ishin shqiptarët, por duke bërë hulumtime multidisiplinare iu përgjegjën edhe pyetjeve se çfarë ishin e çfarë janë shqiptarët.

Kurti veçoi ndër temat kryesore të konferencës trajtimin e “leksikografisë bashkëkohore”, dhe punën që po zhvillohet në përgatitjen e një fjalori të ri të shqipes prej rreth 100 mijë fjalësh, fakt që dëshmon për më shumë se dyfishim të fjalorit të vitit 1981, që kishte rreth 41 mijë fjalë.

“Një leksikografi bashkëkohore në këto kohë digjitale nuk mund të paramendohet pa një trajtim të ri teorik të materialit gjuhësor, për shkak të zhvillimeve të reja në të gjitha fushat shkencore. Njohuritë e duhura teknologjike do të ndihmonin shumë që shqipja t’u bënte ballë sfidave të reja të kohës dhe të rrinte në hap me caqet ku kanë arritur shumë gjuhë të tjera. Por kjo, jam plotësisht i bindur, do të trajtohet në mënyrë profesionale nga ju.” tha ai.

Në përmbyllje, gjersa uroi punime të mbara gjatë “Javës Albanologjike”, kryeministri në detyrë Kurti ritheksoi përkrahjen institucionale duke shprehur besimin se rezultatet e kësaj konference do të shënojnë një hap tutje në fushën e të arriturave albanologjike.

Në kuadër të kësaj konference shkencore do të mbahen pesë sesione nga fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë, si dhe do të ketë diskutime të ndryshme për çështje të rëndësishme e të veçanta të kërkimeve albanologjike. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result