Nga Mara Gergolet, Corriere della Sera
Banka e ish-kancelarit bllokoi të gjitha pagesat e tij nga Rusia. Sipas rregullit ishte rroga prej 200 mijë eurot e pagës si president i Nordstream 2 që mbërrinin çdo 6 muaj.
Gerhard Schröder është shumë i lidhur me qytetin e Hanover, ku u kthye për të jetuar pasi doli në pension nga roli i tij si kancelar, dhe si miliona gjermanë, ai ia beson llogaritë e tij, bankës lokale të kursimeve.
Banka, klient i së cilës ai ka qenë për tridhjetë vjet, ia ka bllokuar llogarinë për një vit. Ose më saktë, siç shkruan Bild, ka ndaluar të gjitha pagesat që vijnë nga Rusia.
Kështu, 200 mijë eurot e pagës si president i Nordstream 2 – tubacioni i gazit i sabotuar nga ukrainasit, i cili nuk hyri kurrë në funksion – të cilat mbërrinin çdo gjashtë muaj nga Gazprombank në Luksemburg, nga viti 2024 do të dërgohen përsëri në të njëjtin IBAN.
Ne nuk mund t’i pranojmë, njoftoi Sparkasse(në gjermanisht Banka e Kursimeve) ish-kancelarin. U bllokuan të paktën dy pagesa, duke e bërë Schröderin më të varfër me 400 mijë euro.
Nuk ka konfirmim nga banka, por jozyrtarisht ka dalë në pah se institucioni ka frikë se do të përfundojë nën sanksionet e SHBA-së dhe për këtë arsye i refuzon këto lëvizje. Megjithatë, ka një problem me këtë rindërtim: Schröder nuk është nën sanksione, dhe të paktën derisa të jetë, ai nuk do ta kompromentojë bankën.
A ka ndonjë shpjegim tjetër të besueshëm? Ndoshta duhet kërkuar në popullaritetin e tij publik, ose më saktë besnikëria e tij e papenduar ndaj Vladimir Putinit. Një besnikëri që i reziston gjithçkaje, edhe pse Gjermania gradualisht ia ka hequr shoferët, zyrën federale, ftesat zyrtare, madje edhe kartën e tifozëve të Borussia Dortmund me numër 1. Hanoveri donte t’ia hiqte qytetariinë e nderit, por ai ishte më i shpejtë dhe ia vetë. Ndoshta vetë kryetari i bashkisë, Green Belit Onay, ka një rol në çështjen e llogarive të ngrira. Meqenëse Landi është një zonë ku ka autoritet qeverisja lokale, veçanërisht në Saksoninë e Poshtme, tokën e Volkswagen, kryetari i bashkisë është gjithashtu kryetar i bordit të drejtorëve të Spaarkasse.
“Rastësisht”, llogaritë e Schröder-it u ngrinë vetëm disa javë pasi kryebashkiaku i ri mori detyrën.