“Jet Ski” i mori jetën turistit britanik, Gjykata e Durrësit cakton ‘arrest shtëpie’ për pronarin e mjeteve lundruese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Luis Xhumarin, pronari i mjeteve lundruese, i cili u arrestua nga policia për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

Siç u bë me dije nga blutë e Durrësit, Xhumari, operatori turistik i dha motorin e ujit pa leje drejtimi turistit britanik, 34-vjeçari Silvester Dheug, i cili humbi jetën. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës rreth orës 11:15 kur shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë njoftuar se dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Britaniku Silvester Dheug u mbyt pas një manovre me Jet Ski në thellësi, ndërsa partnerja e tij, 31-vjeçarja e cila udhëtonte së bashku me të riun, u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Kjo e fundit ka rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes, duke treguar se ishin të pajisur me jelekët e shpëtimit, por një manover reuzultoi fatale për 34-vjeçarin.

Share This Article