Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit Tik Tok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish.

Tik Tok klikohet dhe hapet. Platforma TikTok e bllokuar nga qeveria shqiptare ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, lundrimi në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, nuk është më problem

Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok, akt i cili u lexua si censurim politik përpara zgjedhjeve.

Popullaritetit i kësaj platforme ishte aq i madh sa edhe një nga premtimet e opozitës ishte për rihapjen e platformës.

Por premtimin e Berishës duket se po e mbajnë institucionet e Edi Ramës pasi me përfundimin e zgjedhjeve, aksesi në këtë platformë të rrjeteve sociale është edhe më i lehtë. 

Share This Article