E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit.
Rezoluta e komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ishte lajmi që Berisha kërkoi të rikthente në vëmendje duke e cilësuar si fitoren e parë përballë farsës elektorale.
Gjatë këtyre ditëve kryetari i PD-së u akuzua se kishte kërkuar kushtëzimin e integrimit të vendit në BE, me letrat e dërguara në Bruksel.
“Raporti jo që nuk thotë në asnjë rresht të tij se do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2027 siç ju gënjejnë ju o qytetar lakejt e qeverisë, por përkundrazi, shpreh e zezë mbi të bardhë, damkos situatën në vend në Shqipëri.”
Mes pyetjeve drejtuar kryedemokratit ishte edhe ajo për burgun e SPAÇ-it, i cili së fundmi është bërë pjesë e një projekti restaurues.
“Është thjeshtë përpjeke e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojra gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp.”
Konferencën për shtyp Sali Berisha e mbylli duke i uruar fitoren kombëtares së futbollit.