Irena Papas: Jam shqiptare, esmere si nëna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irena Papas, Penelopa mbretëresha e Itakës:

“Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek.

Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose, Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin.

M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm. Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: “Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?“, thote Irena.

U larguam pak larg nga pyetja që ju bëra – po ju, përse jeni kaq ezmere?(gazetarja)

“I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është esmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam Shqiptare, ose gjysmë Shqiptare. Peloponezi është përplot me Shqiptarë. Edhe nëna ime, mësonte greqishten”.

Share This Article