Del video e qartë e rrëzimit të avionit, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e qartë e rrëzimit të avionit të “Air India” është publikuar në rrjetet sociale.

Në pamje duket avioni “Boeing 787 Dreamliner” teksa ngrihet nga pista në aeroportin Ahmedabad por rrëzohet vetëm pak sekonda më pas.

Siç dallohet në video, duket se avioni ka pasur vështirësi të fitojë lartësi dhe ka rënë pak metra larg pistës në një zonë të banuar.

Në bordin e avionit ishin 242 pasagjerë dhe raportohet se vetëm një 40-vjeçar ka arritur të mbijetojë. Ai ishte ulur pranë derës dhe ka deklaruar se është hedhur jashtë avionit menjëherë pas rrëzimit.

Sipas komentuesve në rrjetet sociale dhe të apasionuarve pas aviacionit, aeroplani duket se ka hasur probleme hidraulike duke mos arritur të drejtojë krahët në pozicionin e ngritjes. Megjithatë ky mbetet vetëm një spekulim, teksa hetimet vijojnë për përcaktimin e shkakut të aksidentit fatal.

Share This Article