ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme 5 hours ago
Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur 7 hours ago
Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani 7 hours ago
Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen 7 hours ago
Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Karl Gega, publikohen dokumente origjinale arkivore! Inxhinieri shqiptar-italian, ndërtoi hekurudhën e parë malore

albnews by albnews
15 June, 2025
in Albania, Kulture
0
Karl Gega, publikohen dokumente origjinale arkivore! Inxhinieri shqiptar-italian, ndërtoi hekurudhën e parë malore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Njihet ndërkombëtarisht si gjeniu i hekurudhave.

Karl Gega, i lindur nga prindër shqiptarë në Venedikun e vitit 1802, u bë ndër inxhinierët më të njohur të Perandorisë austriake në shekullin e 19, puna e të cilit vijon të vlerësohet edhe sot. Në nderim të tij, studiues, historianë dhe ekspertë të inxhinierisë shqiptarë dhe të huaj mbajtën një konferencë shkencore, që sjell në vëmendje rolin kyç të Karl Gegës në realizimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, e para hekurudhë malore në botë, një nga arritjet më të mëdha inxhinierike të kohës.

RelatedPosts

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Gjendet pas 80 vitesh në Argjentinë piktura e vjedhur nga nazistët

Filmi për vra’sjen e një fëmije në Gaza merr duartrokitje rekord në Venecia

Profesore Lucia Nadin foli për letrat e ruajtura nga anëtarë të familjes, por edhe stema me simbol pemën, të cilat përforcojnë edhe më shumë origjinën shqiptare të kësaj figure poliedrike.

‘Kur isha në Shqipëri në vitet ’90-të, sa herë që shkoja në veri të Shqipërisë, dikush, sidomos në Shkodër më thoshte: Pse nuk bën asgjë për Karl Gegën. Unë atëherë nuk e njihja. Kam pasur interes për të tjera gjëra në këto vite dhe për figura, si: Skënderbeu, Barleti etj., por tani erdhi momenti të mbaja premtimin.’, – thotë Nadin për mediat shqiptare.

Por lidhjet e Gegës janë po aq të forta edhe me Italinë apo me Austrisë. Një aspekt i rëndësishëm që sjell në vëmendje Nadin dhe studiues të tjerë, si Pëllumb Xhufi lidhen me prejardhjen e tij nga një familje me rrënjë të përziera etnike, ku rrëfehen migrimet nga Shqipëria drejt rajonit të Gjiri të Kotorrit, më pas jeta në territoret e Republikës së Venedikut dhe shërbimi në marinën e lavdishme veneciane.

‘Për mua ishte mahnitëse, se ishte jo vetëm inxhinieri, konstruktori apo një person që shikonte drejt të ardhmes. Ishte mahnitëse kurajoja. Nuk kishte hekurudhë përshembull për të shkuar në male, por ai tha: duhet ta krijojmë. Një person që ëndërron të ardhmen, e që është në gjendje ta ndërtojë. Një burrë që arrin ta bëjë këtë i vetëm dhe falë inteligjencës së tij, kurajos, vullnetit. Është një histori e bukur, që duhet ta njohin dhe të rinjtë.’, – vijon Lucia Nadin.

Shqipëria etnike, Shqipëria Veneciane, Venediku dhe zotërimet e tij detare dhe më pas formimi dhe afirmimi i Karl Gegës në Austri zbulohen përmes këtyre dokumenteve.

‘I ati i Karlit, Antoni, ishte kapiten në flotën luftarake të Venedikut. Familja e Karl Gegës vinte nga ky mjedis emigantësh shqiptarë nga malësitë shqiptare të vendosura në qytetet e bregdetit Adriatik, të Dalmacisë, por dhe Malit të Zi të sotëm, të cilët kryenin detyrën e stratiotit, pra, të luftëtarit me kalë në mbrojtje të kështjellave veneciane të asaj treve dhe pastaj u kthyen në detarë dhe përfunduan si pronarë anijesh dhe si kapitenë anijesh.’, – thotë historiani Pëllumb Xhufi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

5 September, 2025
Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

5 September, 2025
Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

5 September, 2025
Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen

Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen

5 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result