Një ekspozitë e re në Britani zbulon anët e panjohura të jetës së Andy Warhol

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shumëkënd, Andy Warhol përfaqëson ikonën e artit pop: një figurë e ftohtë, me paruke të bardhë, syze të errëta dhe një prani enigmatike në skenën e artit avangardë.

Por një ekspozitë e re në Newlands House Gallery në West Sussex, “Andy Warhol: My True Story”, zbërthen fasadën dhe zbulon njeriun pas mitit.

Andy Warhol and His Process | Contemporary Art | Sotheby's

Ekspozita e paraqet Warhol-in si një person të ndjeshëm, të turpshëm dhe shumë të thellë – larg imazhit të krijuar për publikun.

Mes ekspozitave është edhe një fotografi e vitit 1971, ku shihet i mërzitur pas lajmit se Valerie Solanas – gruaja që e kishte qëlluar në vitin 1968 – ishte liruar nga burgu.

Valerie Solanas e il femminismo folle della ragazza che sparò a Warhol - la  Repubblica
https://ads1.medium.al/www/delivery/afr.php?zoneid=354&cb=6078037346

Skicat e tij të vonshme dhe referenca ndaj traumës fizike e emocionale që pësoi, dëshmojnë një artist që e maskonte dhimbjen me imazh.

Përmes sendeve personale si kartolina drejtuar nënës, intervistave ku përshkruhet si dajë qesharak, kuptojmë se Warhol ishte edhe një njeri me rrënjë të thella familjare.

Në një nga videot, mbesa e tij Madalen kujton vizitat në shtëpinë e tij të mbushur me lodra dhe çokollata.

Andy Warhol: Popkunstnerens liv og kunst | historienet.no

“E gjithë figura e tij ishte e ndërtuar me kujdes – një strategji për t’u bërë i paharrueshëm”, thotë Wainwright.

Por në thelb, ai mbeti i padukshëm, një “qendër e heshtur” që vëzhgonte botën rreth vetes, shpesh duke u pajtuar me zërat e të tjerëve që të shmangte të fliste për veten.

Ekspozita “My True Story” është një përpjekje për ta parë Warholjo vetëm si një legjendë arti, por si një njeri të zakonshëm me frikëra, ndjeshmëri dhe dashuri për familjen.

Share This Article