Havier Maskerano, ish-shoku i skuadrës së Leos në ekipin kombëtar të Argjentinës dhe te Barcelona dhe tani trajneri i tij në Florida, nuk hezitoi të përsëriste admirimin e tij.
Përtej golit, e keni dëgjuar nga unë shumë herë: ai është lojtari që na udhëheq në rrugën e duhur. Uria, qëndrueshmëria, dëshira e tij për të vazhduar të luajë në një nivel të lartë… ai na tregon rrugën që duhet të ndjekim.
Sa i përket futbollit, çfarë tjetër mund të thuash? Ai është lojtari më i mirë në histori. Por ai vazhdon të mahnisë me dëshirën e tij për të fituar”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

David Bekham, bashkëpronar i Inter Majemit, gjithashtu lavdëroi yllin argjentinas me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm në Instagram: “Askush si ai”, i shoqëruar nga një foto e Mesit duke festuar në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta. Pleshti ishte edhe një herë i vendosur dhe dëshiron të konsolidojë statusin e tij si legjendë.