Regjistrohet tërmet në zonën kufitare Maqedoni e Veriut-Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit, ML2,4 ballë është regjistruar mbrëmë në zonën kufitare me Shqipërinë, në pjesën jugore të liqenit të Ohrit, rreth 120 km në jugperëndim të Shkupit.

Observatori Sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Në rajonin e Ohrit javën e kaluar ishin regjistruar një seri tërmetesh, nga të cilat më i fuqishmi ishte me intensitet prej V ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Share This Article