Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghini -t, detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva.

Sipas policisë spanjolle, ylli portugez po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu.

Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga duke shpërthyer në flakë.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit”, njoftoi Garda Civile.

“Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën.”

Më pak se dy javë më parë, Diogo Jota dhe partnerja e tij prej kohësh, Rute Cardoso, u martuan.

Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, i dhanë fund beqarisë më 22 qershor. Por gëzimi i futbollistit dhe partneres së tij ka zgjatur shumë pak, pasi aksidenti tragjik i mori jetën.

Share This Article