Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dogana Morinë-Vërmicë po përforcon rolin e saj si një ndër shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe proceset e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe homologu i tij në Kosovë Hekuran Murati, zhvilluan një vizitë të përbashkët në këtë pikë kufitare, ku konfirmuan angazhimin për të garantuar funksionim të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, si dhe për të eliminuar çdo vonesë në shërbime.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-maj 2025, dogana Morinë-Vërmicë ka përballuar një fluks të lartë: 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete kanë kaluar në këtë pikë, duke dëshmuar rëndësinë strategjike të saj për lidhjen mes dy vendeve.

Ky nivel bashkëpunimi dhe efikasiteti shihet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së integrimit ekonomik dhe social mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Share This Article