ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 9 hours ago
“The King” 10 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 10 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 10 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

I riu vdiq gjatë arrestimit, Presidentja Osmani kërkon hetim të pavarur, policia nxjerr versionin zyrtar

albnews by albnews
8 July, 2025
in Kosova
0
I riu vdiq gjatë arrestimit, Presidentja Osmani kërkon hetim të pavarur, policia nxjerr versionin zyrtar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, për të cilën ekzistojnë dyshime se ka ndodhur gjatë një ndërhyrjeje policore. Ngjarjen ajo e ka cilësuar si “të rëndë dhe tronditëse”, duke kërkuar veprim të menjëhershëm institucional.

“Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale,” ka deklaruar Presidentja Osmani, duke shtuar se kërkohet transparencë e plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pa kompromise.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Ajo ka theksuar se çdo zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të përballet me drejtësinë pa asnjë vonesë.

“Askush nuk është mbi ligjin,” ka nënvizuar Presidentja në reagimin e saj, që vjen pas rritjes së interesimit publik dhe kërkesave për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Sakaq Policia e Kosovës ka reaguar sërish, duke publikuar një version zyrtar për ngjarjen e ndodhur pak pas mesnatës së datës 7 korrik në Lipjan.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia ka pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Më tej thuhet se Zejnullahu paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vahdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.

Policia njofton se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë. Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Megjithë tentativën për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë lëndë narkotike. “E njëjta është dërguar për ekzaminim”, thuhet në deklaratë.

Policia bën të ditur se, përveç njësive hetimore dhe Prokurorit për Krime të Rënda, në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). “Të gjitha provat, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë, janë dorëzuar për hetim”, nënvizohet në deklaratë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result