Sondazhi: Tre në pesë britanikë të pakënaqur nga kryeministri Starmer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një sondazhi të Rivela-s tre në pesë britanikë  mendojnë se kryeministri Britanik Keir Starmer nuk është në të njëjtën linjë me ta.

Gjatë kohës së tij në opozitë, Starmer u përpoq ta bënte temë qendrore konceptin e “respektit” në fjalimet e tij para votuesve dhe një studim nga ”University College London” (UCL) sugjeroi se kjo luajti një rol kyç në bindjen e publikut për ta mbështetur atë dhe Partinë Laburiste.

Por një sondazh nga ”More In Common”, sugjeroi se 63% e publikut tani mendon se kryeministri nuk i respekton njerëzit, pothuajse dyfishi i 32% që mendonin kështu para zgjedhjeve të vitit 2024.

Dhe ndërsa 41% e publikut mendonin se Starmer i respektonte ata para zgjedhjeve, kjo ka rënë në 24%.

Sondazhi gjithashtu sugjeroi se një mungesë e perceptuar respekti nga elitat politike po nxiste mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë ”Reform UK”, me mbështetësit e asaj partie që kanë më shumë gjasa të mendojnë se politikanët në tërësi nuk i respektojnë ata.

Rreth 85% e mbështetësve thanë se mendonin se ”politikanët nuk respektonin kontributin e tyre në shoqëri”, ndërsa 86% mendonin se ”politikanët nuk respektonin vlerat e tyre”. 

Share This Article