ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 3 hours ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 3 hours ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 3 hours ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 3 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Mircea”, veliera shkollë e Marinës së Rumanisë mbërrin në Durrës

albnews by albnews
17 July, 2025
in Albania, Kulture
0
“Mircea”, veliera shkollë e Marinës së Rumanisë mbërrin në Durrës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Portin e Durrësit mbërriti mëngjesin e sotëm  “Mircea”, veliera shkollë e Marinës së Rumanisë.

E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, “Mircea” është një velierë elegante me tre direkë, e cila prej më shumë se 85 vitesh është simbol i traditës dhe formimit detar në Rumani.

RelatedPosts

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

Emrin e ka marrë nga princi i njohur i Vllahisë, Mircea cel Bătrân, dhe që prej vitit 1939 ka shërbyer si anije shkollë për kadetët e Akademisë Detare Rumune, duke trashëguar rolin e anijes së parë stërvitore të vendit.

Përgjatë dekadave, “Mircea” ka përshkuar shumë dete, duke përfaqësuar Rumaninë në misione stërvitore dhe evente ndërkombëtare. Ndër më të spikaturat është pjesëmarrja në festivalin “OPSAIL 1976”, me rastin e 200-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Si kjo velierë ka edhe të tjera të famshme në SHBA, Gjermani, Ukrainë dhe Portugali, të ndërtuara sipas të njëjtit model, ndërsa vetë “Mircea” mbetet një ndër më të dashurat për brezat e marinarëve rumunë.

Me një gjatësi prej mbi 82 metrash dhe direkë që ngrihen deri në 44 metra lartësi, ajo mirëpret në bord 135 kadetë dhe një ekuipazh prej 89 profesionistësh.

Pas rikonstruksionit të vitit 2002, “Mircea” ruan hijeshinë e saj klasike, por është pajisur edhe me teknologji moderne, duke u renditur sot mes anijeve më të mira të klasit të saj në botë. /ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result