ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 2 hours ago
“The King” 3 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 3 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 3 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

​Shtatë ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?

albnews by albnews
20 July, 2025
in Kosova
0
​Shtatë ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk duket në horizont, përkundër që kanë mbetur edhe shtatë ditë nga 26 korriku – afati i Gjykatës Kushtetuese që obligon deputetët për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Një ditë para vazhdimit të seancës konstituive, në përpjekjen e pesëdhjetë për zgjedhjen e trupave të legjislativit, s’ka shpresë për lëvizje pozitive, shkruan KosovaPress.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Mosdakordimi për arritjen e një marrëveshjeje politike ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, dhe liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në takimin e së shtunës, pritet të sjellë situatën e njëjtë edhe në seancën e së hënës, thonë analistët politikë.

Mirëpo, sipas tyre, porositë e aleatëve ndërkombëtarë dhe paparashikueshmëria se çka mund të ndodhë pas 26 korrikut mund të bëjnë që partitë parlamentare të lëvizin nga pozicionet dhe ngërçi në Kuvend të zgjidhet.

Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja. Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, ndërsa partitë politike të përfaqësuara në të nuk po arrijnë konsensus për zgjedhjen e kryekuvendarit dhe kryesisë së legjislativit.

Analistja politike, Magbule Shkodra, thotë për KosovaPress se insistimi i LVV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, po e bllokon daljen nga kriza politike.

Megjithatë, ajo shpreson se në ditët në vijim, para 26 korrikut, mund të ketë lëvizje pozitive, siç thotë ajo, nga pozicioni i betonuar i Albin Kurtit për kryeparlamentaren.

“Shpresoj që në ditët e mbetura të shohim një lëvizje nga pozicioni i betonuar i Albin Kurtit për të zgjidhur situatën në Kuvend dhe për të ecur tutje në formimin e institucioneve”, thekson ajo.

Javën e kaluar qëndroi në Kosovë zyrtari i lartë amerikan, Brendan Hanrahan, i cili takoi përfaqësuesit e partive parlamentare.

E sipas Shkodrës, i njëjti, por edhe zërat e shtuar të korit diplomatik në Kosovë, mund të bëjnë që partitë t’i japin fund krizës politike.

“Po shpresoj që ai ka sjellë edhe një mesazh tjetër dhe nuk ka qenë vetëm një takim kurtuazie, dhe besoj se duhet të jetë i lidhur me çështje të rëndësisë së sigurisë strategjike për rajonin. Po shpresoj se iu ka bërë të ditur sa e rëndësishme është të lëvizet nga këto pozicione ku ka mbetur Kosova”, shton ajo.

Kuvendi të shtunën dështoi për herë të 49-të në konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë vendim ku obligon deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo nuk ka përmendur nëse pasojë e kësaj janë zgjedhjet e reja.

Në lidhje me këtë, juristi Ardian Bajraktari thotë për KosovaPress se është momenti i fundit për reflektim dhe formim të institucioneve, në veçanti sipas tij, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ku theksohet se deputetët e certifikuar nuk mund të ushtrojnë edhe poste në ekzekutiv.

“Vlerësoj që është një moment i rëndësishëm për të reflektuar në drejtim të qartësimit të kësaj situate dhe në drejtim të jetësimit të vullnetit sa më parë të qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Për çka natyrisht varet dhe përgjegjësia kryesore i takon subjekteve më të mëdha politike në vend… S’ka dilemë që kriza politike, kriza në Kuvend është para së gjithash dhe në radhë të parë politike, prandaj aktgjykimi i Supremes dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese shpresoj që të jenë argumente shtesë në drejtim të reflektimit dhe tejkalimit të kësaj situate sa më parë që të jetë e mundur… Nuk e vlerësoj që është i qëndrueshëm, megjithatë mbetet të shihet çështja se si do ta interpretojë këtë aspekt Gjykata Kushtetuese. Me theks të veçantë sa i përket veprimeve të ndjekura pas publikimit të aktgjykimit, sipas kërkesës që është bërë nga ana e dy subjekteve politike. E kemi thënë që në krye të herës se para së gjithash dhe në radhë të parë mungesa e reflektimit politik, mungesa e vullnetit politik – për çka besoj që janë vetëm tentativa për ta justifikuar mungesën e numrave, qoftë të njërit, përkatësisht taborit tjetër”, thekson ai.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën e propozimit të kryekuvendarit, mirëpo e propozuara e tyre, Albulena Haxhiu, në gjashtë raste në votim të hapur nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post. Si pasojë e kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i kësaj partie, Avni Dehari, ka marrë vendim që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet në votim të fshehtë.

Një gjë e tillë nuk po pranohet nga partitë që deri tani ishin në opozitë. Të njëjtat nuk po votojnë për formimin e komisionit verifikues, pasi sipas tyre ai është antikushtetues./kp/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result