ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 3 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 3 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 3 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 9 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 9 hours ago
Next
Prev
Home UK

Mediat angleze tallen me Serie A: Epoka e artë atje ka mbaruar, është kampionat për pleq

albnews by albnews
21 July, 2025
in UK
0
Mediat angleze tallen me Serie A: Epoka e artë atje ka mbaruar, është kampionat për pleq
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ardhja e Modric dhe De Bruyne në Serie A ka rikthyer vëmendjen mbi kampionatin italian. Jo aq për cilësinë e lojtarëve, sa për moshën e tyre.

Në veçanti në Angli është vënë gishti mbi numrin e madh të futbollistëve që kërkojnë të konfirmohen apo të rilindin në kampionatin italian në prag të të 40-ave.

RelatedPosts

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet

Një tendencë e vërtetuar edhe nga të dhëna të qarta dhe e theksuar pa shumë diplomaci.

“Modric do të mbushë 40 vjeç në shtator. Ka luajtur 930 ndeshje në karrierë dhe ka fituar 7 kampionate e 6 Liga të Kampionëve. Madje ka thyer edhe duopolin Messi-Ronaldo duke fituar ‘Topin e Artë’, pasi e çoi Kroacinë në finalen e Botërorit 2018, – shkruan “The Guardian”. – Tani rrallë qëndron në fushë për 90 minuta, nuk ishte titullar në Botërorin për Klube dhe përjetoi poshtërimin e të hyrit në fushë vetëm për përshëndetjen e lamtumirës te Real Madridi, pas gjysmëfinales kundër PSG-së.

Nëse do të ishte tërhequr nga futbolli 5 vite më parë, sërish do të mbetej një nga lojtarët më të respektuar në histori, – vijon artikulli, – por me sytë nga Botërori i verës që vjen, Modric zgjodhi të transferohej te Milani”.

Më tej vjen sulmi i drejtpërdrejtë i gazetës britanike: “Ky fakt e konfirmon Serie A si atdheun e padiskutueshëm të futbollistëve veteranë, edhe pse të talentuar”.

Sipas “The Guardian”, Italia në aspektin futbollistik është “një vend për pleq”.

Për të përforcuar këtë ide, gazeta britanike ka përgatitur edhe një galeri me emrat e kampionëve “jo më të rinj”, që kanë mbërritur në Serie A. Ndër ta De Bruyne, ndërsa “37-vjeçari Francesco Acerbi dhe 36-vjeçari Henrikh Mkhitaryan janë ende pjesë e Interit, 34-vjeçari Marten de Roon mbetet pika e referimit në mesfushën e Atalantës dhe Juan Cuadrado, 37 vjeç, është ende aktiv në krah.

Nga të dhënat rezulton se mosha mesatare e lojtarëve në Serie A është 14 muaj më e lartë se ajo e 31 kampionateve kryesore europiane”.

Pra, sipas anglezëve, “futbolli është një sport për të rinjtë. Në dekadën e fundit, numri i lojtarëve të moshës 23 vjeç ose më të rinj, që kanë luajtur mbi 900 minuta në Premier League, është rritur me 32%.

Në të njëjtën kohë, të gjithë fituesit e ‘Topit të Artë’, që pas Kaká më 2007, janë ende aktivë. Kjo ndodh për dy arsye: gjendja fizike e futbollistëve nuk ka qenë kurrë më e mirë. Jetojnë më shëndetshëm, ushqimi i tyre monitorohet me kujdes, ndërsa mjekësia sportive moderne bën që dëmtimet si thyerjet e këmbëve apo ligamentet të mos jenë më fundi i karrierës si dikur.

Për lojtarët më në moshë ekzistojnë kampionate më pak konkurruese, por me paga marramendëse. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo përfitojnë nga rrogat dhe vëmendja që iu ofrojnë SHBA dhe Arabia Saudite, ndërsa MLS dhe Saudi Pro League përfitojnë nga fama e tyre”.

Dhe këtu vjen krahasimi me Serie A: “Ndonëse pozicionohet ende më lart se MLS ose kampionati saudit, është larg lavdisë së viteve ’80 apo ’90. Është një kampionat plot me yje, por yje që i kanë kaluar vitet e tyre më të mira. Gjermania është vendi i trajnerëve të rinj me iPad dhe presing modern.

Spanja ka ‘El Clásico’, Franca ka PSG-në. Italia duhet të përballet me realitetin se nuk është më fuqi dominuese. Nuk ka klube italiane në dhjetëshen më të pasur në botë. Edhe pse Juventusi dhe Interi kanë humbur finale të Champions-it, asnjë ekip italian nuk e ka fituar këtë kompeticion elitar që nga triumfi i Interit më 2010.

Serie A është kthyer në një kampionat me ritëm më të ngadaltë, ku veteranët mund ta tregojnë ende veten”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result