ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 8 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 8 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 10 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 10 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Britania i tha SHBA-së se pushtimi i Irakut mund t’i kushtonte Blairit postin e kryeministrit, zbulojnë dokumentet

albnews by albnews
22 July, 2025
in Bota, UK
0
Britania i tha SHBA-së se pushtimi i Irakut mund t’i kushtonte Blairit postin e kryeministrit, zbulojnë dokumentet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në dokumente të sapopublikuara është zbuluar se Britania e ka paralajmëruar SHBA-në me terma të qartë se pushtimi i Irakut pa një rezolutë të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund t’i kushtonte Tony Blair-it postin e kryeministrit, raportoi të martën “The Guardian”.

Këshilltari i Blairit për politikën e jashtme, David Manning, e paralajmëroi Condoleezza Ricen, këshilltaren e atëhershme të sigurisë kombëtare të SHBA-së se Amerika nuk duhet të promovojë ndryshimin e regjimit në Bagdad me koston e ndryshimit të regjimit në Londër”.

RelatedPosts

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

Takimi midis tyre u zhvillua pak para se Blairi të vizitonte presidentin e SHBA-së, George Ë. Bush, në Camp David më 31 janar 2003, dy muaj para pushtimit të Irakut.

Teksa SHBA-ja nuk kishte vendosur ende për një rezolutë të dytë të Këshillit të Sigurimit, objektivat e Blairit në Camp David ishin të bindnin SHBA-në se një rezolutë e dytë është politikisht jetike për Britaninë dhe mbase edhe ligjërisht e domosdoshme, si dhe të shtynte çdo sulm ushtarak të paktën deri në fund të marsit.

Në një memo tjetër të 29 janarit drejtuar Blairit, të shënuar “vetëm për përdorim personal, shumë i ndjeshëm”, Manning tha se i pati thënë Blairit se një rezolutë e dytë është domosdoshmëri politike për ju në planin e brendshëm. Pa të, nuk do të siguroni mbështetjen e kabinetit dhe të parlamentit për ndërhyrje ushtarake. SHBA-ja nuk duhet të nxisë ndryshimin e regjimit në Bagdad me koston e ndryshimit të regjimit në Londër”.

“Bushi mund ta përballojë rrezikun. Ai dëshironte një rezolutë të dytë, por nuk e konsideronte vendimtare. Ai tashmë kishte autorizimin e Kongresit për të vepruar në mënyrë të njëanshme. Kjo ishte krejtësisht ndryshe nga situata që po përballeshit ju”, ka shkruar Manning.

Pas fjalimit vjetor të Bushit për gjendjen e shtetit para Kongresit, pak para vizitës së Blairit, ambasadori britanik në Uashington, Christopher Meyer, paralajmëroi se opsionet për një zgjidhje paqësore praktikisht kanë shteruar.

Meyer e përshkroi mesazhin e Bushit për Irakun si “mesianik”. 

“Ishte politikisht e pamundur që Bushi të tërhiqej nga lufta përveç nëse Saddami dorëzohej ose zhdukej nga skena”, ka shkruar ai.

Meyer i raportoi Londrës se fjalimi i Bush-it e kishte mbyllur çdo hapësirë për kompromis.

Në fund, SHBA-ja dhe Britania hoqën dorë nga përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi një rezolutë të dytë, duke pretenduar se presidenti francez, Jacques Chirac, e kishte bërë të qartë se nuk do ta mbështeste kurrë.

Në një shënim tjetër informues para Kampit David, Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi se dobësimi i kontrollit të Sadamit mbi pushtetin mund të shkaktojë nivele të konsiderueshme të dhunës së brendshme”.

Një nga gjetjet kryesore të raportit Chilcot ishte se Blairi pati injoruar paralajmërimet për atë që do të ndodhte në Irak pas pushtimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result