I riu nga Kosova humb jetën në një aksident trafiku në Gjermani

albnews
By
1 Min Read

Një kosovar raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani.

I riu është nga komuna e Vitisë, transmeton Telegrafin.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe komuna e Vitisë, ku edhe kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.

“Humbja e Florentit është një goditje e madhe, jo vetëm për ju si familje, por edhe për miqtë, farefisin dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin- si njeri të ndershëm, të qetë dhe të respektuar. Në këto çaste pikëllimi, ju shpreh gjithë mbështetjen dhe lutjet e mia më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e komunës.

Share This Article