ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 37 minutes ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 38 minutes ago
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni 39 minutes ago
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë! 41 minutes ago
Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve 41 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë komunash: Ndërron katër kryetarë aktualë

albnews by albnews
27 July, 2025
in Kosova
0
PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë komunash: Ndërron katër kryetarë aktualë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në një mbledhje të mbajtur nga Kryesia e PDK-së, përveç diskutimit mbi zhvillimet politike dhe institucionale në vend, u përmbyll edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve që do të garojnë në 31 komuna.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

PDK ka theksuar se pas përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, vendi ndodhet në një krizë të thellë kushtetuese dhe institucionale, duke shtuar se po shkon drejt një terreni të panjohur ligjor dhe politik.

Partia njoftoi se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e dërguar nga deputetët e saj, në mënyrë që të qartësohet rruga për formimin e institucioneve të reja dhe legjitime.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, PDK ka hyrë në këtë garë me qëllim të rifitimit të komunave ku tashmë qeveris, por edhe me synimin për të fituar në komuna të tjera ku, siç u theksua, qytetarët kërkojnë ndryshim dhe vizion të ri.

Kryesia e partisë ka miratuar kandidaturat për 31 komuna, ndërsa në katër prej tyre – Mitrovicë, Drenas, Skenderaj dhe Kaçanik – janë ndryshuar kryetarët aktualë.

Kryetarët në largim Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, Fadil Nura dhe Besim Ilazi nuk janë kandidatë për mandatin e ardhshëm, por PDK u shpreh mirënjohëse për kontributin e tyre gjatë qeverisjes.

Kandidatët e miratuar për 31 komunat janë:

1. Prishtinë – Uran Ismaili
2. Ferizaj – Agim Aliu
3. Prizren – Shaqir Totaj
4. Mitrovicë – Arian Tahiri
5. Vushtrri – Ferit Idrizi
6. Skenderaj – Sami Lushtaku
7. Drenas – Petrit Hajdari
8. Kaçanik – Sabedin Vishi
9. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
10. Gjilan – Riad Rashiti
11. Pejë – Arta Nallbani
12. Gjakovë – Ervin Shabani
13. Klinë – Sokol Bashota
14. Lipjan – Shukri Buja
15. Shtime – Përparim Ramusa
16. Dragash – Shaban Shabani
17. Malishevë – Gëzim Krasniqi
18. Rahovec – Edon Cana
19. Suharekë – Dardan Berisha
20. Podujevë – Isak Shabani
21. Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
22. Kamenicë – Jona Arifi
23. Viti – Bekim Azizi
24. Istog – Ali Nimanaj
25. Deçan – Korab Mushkolaj
26. Zubin Potok – Izmir Zeqiri
27. Zveçan – Ilir Peci
28. Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
29. Leposaviq – Shaqir Hetemi
30. Shtërpcë – Garip Sahiti
31. Novobërdë – Selatin Nuhiu

PDK do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera – Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë – vetëm me listë për asamblistë.

Në Graçanicë, PDK do të jetë pjesë e një liste të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.

Me këtë listë, PDK e përmbyll fazën e kandidimit dhe hyn në fushatë me synimin për të reflektuar vizionin e saj për një qeverisje efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve në çdo komunë të Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

19 September, 2025
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

19 September, 2025
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result