Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gjermani, dy të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën dy anëtarë të forcës ajrore gjermane mbetën të vdekur pasi një helikopter në të cilin po udhëtonin u rrëzua gjatë një misioni stërvitor në lindje të vendit.

Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi për ngjarjen të martën në mëngjes. Një zëdhënëse e forcës ajrore gjermane i tha AFP-së se dy nga anëtarët e ekuipazhit që vdiqën ishin “me përvojë”, duke shtuar se po zhvillohej një kërkim për anëtarin e tretë.

Helikopteri, i cili ishte marrë me qira për qëllime stërvitore, u rrëzua për arsye ende të panjohura në Mulde, një lumë pranë Grimma në rajonin e Saksonisë.

Helikopteri i llojit Airbus EC-135, ishte zhdukur që nga mëngjesi i djeshëm.

Policia tha se qytetarët që po lundronin me kajak vunë re mbeturina në lumë. Një digë u ngrit në një pjesë të lumit për të kufizuar ndotjen dhe rrjedhjen e vajgurit nga mbetjet e depozitës së karburantit të helikopterit.

Share This Article