ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ancelotti nuk i mbyll derën Neymarit: Në mars do të thërras skuadrën e Botërorit 1 hour ago
Rama fton shqiptarët në tubim masiv në Tiranë: “Drejtësi për Çlirimtarët” e UÇK-së 1 hour ago
Trump shpall Samitin e Gazës si “Dita e Paqes”: Dita që bota ka pritur prej kohësh 1 hour ago
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë 3 hours ago
Marrëveshja e Trump/ Britanikët tallen me kryeministrin e tyre: Po shkon të ngrejë trofeun pa luajtur fare 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

E akuzon se e kërcënoi me mesazhe, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin Nik Gjeloshajt

albnews by albnews
2 August, 2025
in Technologji
0
E akuzon se e kërcënoi me mesazhe, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin Nik Gjeloshajt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit, Jakov Millatoviq, menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit e ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim.

Në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Millatoviqit e ka thirrur kryeministrin Millojko Spajiq që menjëherë ta shkarkojë Gjeloshajn, dhe që gjithçka është raportuar te drejtori i Policisë, shkruan Evropa e Lirë.

RelatedPosts

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

‘Do të jetë shumë keq’: Frika për shpërthimin e flluskës së inteligjencës artificiale rritet në Silicon Valley

Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa konteste në gjykatë që i ka Komuna e Tuzit me kompaninë “Plantacionet e 13 korrikut”, lidhur me llogaritjen (e paligjshme) të taksës së pasurisë së paluajtshme mbi tokën bujqësore.

“Për këto konteste ka mospajtime rreth llogaritjes së paligjshme të taksës vjetore në pronë të paluajtshme që Komuna e Tuzit e ka arkëtuar përmes ngrirjes së llogarive. Kompania Plantacionet është detyruar të kërkojë drejtësi dhe kthimin e fondeve përmes gjykatave. Këto procedura zvarriten me vite dhe të gjitha vendimet që janë marrë nga Gjykata Administrative për apelet e kompanisë, tashmë kanë qenë në të mirë të saj”, është thënë në deklaratë.

Sipas kabinetit të Millatoviqit, “rolin kryesor në atë proces e ka pasur zëvendëskryeministri aktual, atëherë kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kundër të cilit kompania Plantacionet ka ngritur kallëzim penal para Zyrës së Kryeprokurorit Special të Shtetit”.

Mospajtimet në mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite.

Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë nën territorin e qeverisjes lokale.

Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Millatoviq është duke tentuar t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, e ajo është që presidenti ka refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.

Ai ka pretenduar se Millatoviq ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për shkak të “lidhjeve të tij si kumbari me Nebojsha Vuksanoviqin, ish-presidentin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë Plantacionet, me qëllim përfitimin personal për vete dhe për të”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ancelotti nuk i mbyll derën Neymarit: Në mars do të thërras skuadrën e Botërorit

Ancelotti nuk i mbyll derën Neymarit: Në mars do të thërras skuadrën e Botërorit

13 October, 2025
Rama fton shqiptarët në tubim masiv në Tiranë: “Drejtësi për Çlirimtarët” e UÇK-së

Rama fton shqiptarët në tubim masiv në Tiranë: “Drejtësi për Çlirimtarët” e UÇK-së

13 October, 2025
Trump shpall Samitin e Gazës si “Dita e Paqes”: Dita që bota ka pritur prej kohësh

Trump shpall Samitin e Gazës si “Dita e Paqes”: Dita që bota ka pritur prej kohësh

13 October, 2025
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result