ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  2 hours ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 3 hours ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 3 hours ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 3 hours ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kur hesht politika, flet kultura- si po ndriçon Kosova përmes aktiviteteve kulturore e festivaleve?

albnews by albnews
4 August, 2025
in Kosova, Kulture, UK
0
Kur hesht politika, flet kultura- si po ndriçon Kosova përmes aktiviteteve kulturore e festivaleve?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një Kosovë të bllokuar institucionalisht – me më shumë se gjashtë muaj pa Kuvend funksional dhe me një Qeveri që pret kompromise politike, drita këtë verë po vjen nga një burim tjetër e që është kultura.

Gushti i këtij viti është dëshmi se festivale si Sunny Hill Festival, DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj”, Anibar në Pejë dhe Chopin Piano Fest në Prishtinë po e vënë Kosovën në qendër të hartës kulturore ndërkombëtare. Në mungesë të zgjidhjeve politike, arti, muzika dhe kreativiteti po flasin më qartë se kurrë për vendin tonë.

RelatedPosts

Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre

100-vjeçari që tronditi britanikët: Fitorja në Luftën e Dytë Botërore nuk ia vlejti, sot është më keq se kurrë

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat

Kosova në titujt ndërkombëtarë – këtë herë për arsye të mira

Nuk janë më raportimet për tensione politike e krizë ato që e sjellin Kosovën në mediat botërore. Këtë herë, është kultura që na përfaqëson me dinjitet.

BBC, The Guardian e shumë media të tjera të njohura kanë shkruar për Kosovën si një vend të hapur, krijues dhe mikpritës. BBC raportoi se Sunny Hill Festival po ndryshon perceptimin për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke vënë në pah se kjo ngjarje nuk është vetëm koncert, por edhe promovim, zhvillim ekonomik dhe PR për vendin.

Po ashtu, mediat ndërkombëtare raportuan për ceremoninë e shtetësisë që Presidentja Vjosa Osmani i dha Dua Lipës, si një ngjarje që u pa nga miliona njerëz në mbarë botën.

Një ekonomi që ndien ritmin e muzikës

Festivale e aktivitete kulturore si këto nuk sjellin vetëm emocione dhe përjetime artistike, por edhe impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale.

Nga gastronomia te akomodimi, nga transporti lokal te punësimi sezonal – ndikimi ekonomik është i prekshëm. Sipas disa vlerësimeve, vetëm Sunny Hill Festival gjeneron miliona euro në ekonomi gjatë vetëm disa ditëve. DokuFest, ndërkaq, e shndërron Prizrenin në një qendër të turizmit kulturor, ndërsa Anibar sjell mijëra të rinj e artistë në Pejë, duke gjallëruar ekonominë lokale dhe jetën publike.

Chopin Piano Fest e kthen Prishtinën në një skenë elegante të muzikës klasike, duke sjellë artistë të nivelit të lartë dhe duke kultivuar një publik që rrallë ka hapësira për art të tillë. Koncerti i Ramë Lahajt, një prej tenorëve më të njohur ndërkombëtarë, është jo vetëm festë artistike, por edhe simbol i imazhit të ri të Kosovës.

Foto: Sunny Hill Festival/Facebook

Diplomaci kulturore në vend të bllokadës politike

Në kohën kur shteti nuk po arrin të artikulojë mesazhe të qëndrueshme, festivale si këto po e mbushin boshllëkun institucional me diplomaci të vërtetë kulturore. Ato po e vendosin Kosovën në radarët e artistëve, gazetarëve, vizitorëve dhe influencuesve nga e gjithë bota. Këto ngjarje janë më shumë se festa verore me të cilat Kosova po ndriçon këtë verë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result