Tom Holland rikthehet në Skoci, xhiron Spider Man-in e ri në rrugët e Glasgout

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori britanik, Tom Holland, është takuar me fansat në qendër të Glasgow gjatë xhirimeve të filmit më të ri të Marvel-it, “Spider-Man: Brand New Day”, që pritet të jetë kapitulli i ardhshëm në sagën e famshme të superheroit.

Xhirimet nisën të premten dhe pritet të zgjasin për rreth dy javë, me rrugë të tëra të qytetit që janë transformuar për të imituar atmosferën e një qyteti amerikan.

Disa zona të Glasgout janë bllokuar për qarkullim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për ndërprerje dhe devijime të përkohshme, shkruan BBC.

Holland u pa të dielën duke xhiruar një skenë aksioni me kostumin e Spider-Man, përpara se t’i afrohej një grupi fansash të mbledhur aty pranë.

Rreth 100 persona ndoqën me entuziazëm momentet e xhirimit, ndërsa aktori ndau disa çaste me ta jashtë kamerave.

Ky është projekti i dytë radhazi që Tom Holland xhiron në Skoci. Më herët gjatë verës, ai u pa në zona të ndryshme përreth Inverness dhe Moray për filmin “The Odyssey”, të drejtuar nga regjisori Christopher Nolan.

Glasgou është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për filmat e mëdhenj të Hollywood-it.

Në vitet e fundit, qyteti ka shërbyer si sfond për filma si “The Flash”, “The Batman”, “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe shumë të tjerë, duke zëvendësuar metropole si New York-u apo edhe Gotham City-n e famshëm. 

Share This Article