Connect with us

Albania

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

Published

on

Nga Boldnews.al

Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për “korrupsion” e “pastrim parash” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa”.

Bushka është një prej mikeshave të Ajola Xoxes, e cila ka përfituar nga hija e pushtetit të saj, si bashkëshortja e njeriut numër një të Tiranës që prej vitit 2015.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme përmenden edhe disa shoqe të tjera të Ajolës, të cilat kanë marrë poste të rëndësishme në administratën shtetërore, pasi ajo u bë “Zonja e Parë” e kryeqytetit.

Advertisement
Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa

Krahas Bushkës, në aktet e prokurorisë renditen si “shoqe të Ajolës” edhe Naureda Llagami, e cila mbajti për 5 vjet postin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Laura Deliu, e cila u emërua në vitin 2024 si drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, apo edhe arkitektja private Albana Koçollari, e cila rezulton përfituese fondesh publike në bashkinë e kryeqytetit.

Bushka, kryetare e komisionit të Ligjeve

Klotilda Bushka është një njohje e hershme e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxas, siç e ka pranuar edhe vetë para prokurorëve të SPAK-ut. Ata të tre kanë qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft”, para se organizata të shkrihej me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Bushka ishte ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kur, në vitin 2017, Edi Rama, e vendosi në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet parlamentare. Bushka u rizgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021 dhe menjëherë ajo mori postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Advertisement

Njeriu që duhet të ishte garanti kryesor për zbatimin e ligjeve, tashmë rezulton se ka shkelur legjislacionin penal, duke tentuar të ndërhyjë dhunshëm në hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj miqve të saj, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Aktet e Prokurorisë së Posaçme zbulojnë se Bushka ka tentuar të manipulojë dëshmitaren Ina Goxhaj, kjo e fundit një vartëse e Ajola Xoxes në zyrën ligjore “Partner’s Law”.

Në foto: Deputetja Klotilda Bushka në ambjentet e SPAK

Bushka, në bashkëpunim me Ajolën, i kanë ndryshuar telefonin dëshmitares Goxhaj, me qëllim që SPAK-u të mos siguronte informacione të vlefshme, në rast se do t’i sekuestronte telefonin.

Ina Goxhaj ka pranuar vetë para grupit hetimor se është gjendur nën presion e Bushkës dhe Ajolës që të mos tregonte para prokurorëve për detajet e aktivitetit finaciar që zhvillohej në zyrën ligjore dhe rrjetin e organizatave joqeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Advertisement

Bushka i ka mohuar këto pretendime, megjithatë ajo është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”.

Llagami, nga KLGJ, kandidate për Kushtetuese

Naureda Llagami, kryetarja e mandatit të parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në periudhën 2018-2023, rezulton gjithashtu një lidhje e ngushtë shoqërore e Ajola Xoxes.

Advertisement

Adela Kondakçiu, financierja e kompanive të Ajola Xoxes, e cila ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë në çështjen e SPAK-ut kundër ish-shefes së saj dhe Erion Veliajt, kujton ditët e para të punës në zyrën ligjore “Partner’s law”.

Unë kam pranuar të punoj për Ajola Xoxen në vitin 2017. Mu tha që do të mbaja bilancet finaciare të katër subjekteve private: Qendra ‘Harabel’, ‘Benussi’, ‘Ajola Xoxa-Person Fizik’ dhe ‘Eris Consulting’”, ka deklaruar Kondakçiu para prokurorëve.

Por, ajo kuptoi shumë shpejt që detyra e saj ishte të mbante bilancet edhe të disa subjekteve të tjera tregtare të lidhura me Ajolën.

Advertisement

Mes tyre, ajo deklaron se, si pjesë e punës në vartësi të Ajola Xoxas, ajo ka pasur detyrë për të mbajtur bilancet “edhe për subjektin tregtar ‘Naureda Llagami’, që ishte avokate pranë zyrës, por që nuk e mbaj mend saktësisht se kur e ka mbyllur NIPT-in”.

Ky detaj është një dëshmi e pastër se, në vitin 2017, Ajola Xoxe dhe Naureda Llagami ishin aq të lidhura ngushtësisht, sa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ngarkonte financieren e saj që të mbante bilancet e Nauredës.

Historia më pas është e njohur. Naureda Llagami u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vijim të një procedure përzgjedhëse të kryer nga Parlamenti, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës është edhe Erion Veliaj.

Disa komunikime telefonike të publikuara rreth një vit më parë, tregonin bisedat mes Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës, ku kryetarja e KLGJ-së shprehte dëshirën që të emërohej në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit në krye të “qeverisë së gjyqtarëve”.

Advertisement

Llagami i mohoi publikisht ato komunikime në një deklaratë publike në fillim të vitit 2024. Por, ajo aktualisht është kandidate për një pozicion vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë, një institucion që drejtohet nga Sokol Sadushi, i njohur gjerësisht si anëtar i klanit “Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj”.

Në foto: Naureda Llagami, ish-drejtuese e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Llagami ishte pjesë e listës prej 10 kandidatësh për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Në mes të Qershorit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar po nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Llagamit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një verifikimi tejet sipërfaqësor të integritetit personal dhe aftësive profesionale, duke përjashtuar tërësisht kontrollin e pasurisë.

Laura Deliu, e prerë për drejtore Bashkie

Advertisement

Në listën e “shoqeve të Ajolës”, që duket se kanë përfituar nga pushteti i bashkëshortit të saj, është edhe Laura Deliu.

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, në deklarimet para prokurorëve, ka përmendur ndër të tjera edhe për mënyrën e punësimit të juristes Greta Domi. Kjo e fundit, në dokumentat e SPAK-ut, rezulton herë pas here si “presta nome” për aktivitetet, të cilat gjeneronin të ardhura për Ajola Xoxen.

Greta Domi ka përfaqësuar qendrën ‘Harabel’ të Ajola Xoxes që prej vitit 2020. Në dijeninë time, Greta është emëruar në zyrë përmes një shoqeje të përbashkët me Ajolën, që quhet Laura Deliu”, citohet të jetë shprehur Adela Kondakçiu para grupit hetimor.

Advertisement
Në foto: Laura Deliu, drejtore në Bashkinë e Tiranës

Laura Deliu, e cila në vitin 2020 njihej si “mikeshë e Ajolës”, është një personazh që duket se ka lindur për “drejtore bashkie”. Ajo ka mbajtur për disa vite postin e drejtoreshës juridike në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2024, ajo emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës.

Deliu zuri vendin e ish-drejtorit jetëgjatë të kësaj Drejtorie, Arli Naska, i cili u përfshi në valën e ‘spastrimeve’ që ndërmori Veliaj, në tentativë për të zbutur sadopak efektet e skandalit korruptiv “5D”, në të cilin ishin të përfshirë disa prej vartësve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e kryeqytetit.

Tenderat për arkitekten Albana Koçollari

Arkitektja Albana Koçollari, drejtuese e zyrës projektuese “ANK Architecture” dhe motra e Drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, rezulton gjithashtu një “mikeshë e ngushtë” e Ajola Xoxes.

Advertisement

Koçollari shfaqet në episode të ndryshme, përfshirë komunikimet për pagesat që do të kryenin në formë “sponsorizimesh” në favor të Ajolës kompanitë e ndërtimit që merrnin leje ndërtimi tek Bashkia e Tiranës së Erion Veliaj.

Në foto: Arkitektja Albana Koçollari

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, deklaron ndër të tjera në rrëfimet e saj para prokurorëve të SPAK-ut mbi përfitimet e arkitektes Koçollari nga fondet e Bashkisë së Tiranës.

Kompania ANK e Albana Koçollarit ka marrë fonde nga Bashkia për projekte si rindërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, rivlerësime për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, projektim rruge dhe, së fundmi, projektin e një pjese të kampusit të Qytetit Studenti”, deklaron Kondakçiu.

Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” në portalin “spending.data Albania” tregojnë se “ANK Architecture” e Albana Koçollarit ka përfituar prej vitit 2020 rreth 200 mijë euro pagesa për shërbime të kryera në favor të Bashkisë së Tiranës.

Advertisement
Godina e “Palushi shpk”, projektuar nga “ANK Architecture”

Gjithashtu, studioja e Albana Koçollarit rezulton si projektuese e të paktën një godine 10-katëshe që po ndërtohet nga kompania “Palushi” shpk në zonën e Unazës, pranë Maternitetit të Ri.

Shoqëria ndërtuese “Palushi” shpk e Meriman Palushit rezulton se ka dhënë 50 mijë euro ‘sponsorizime” për rrjetin e OJQ-ve të Ajola Xoxas, pasi bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i miratoi lejen e ndërtimit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Published

on

By

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.

Advertisement

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova2 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora3 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania3 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania4 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova4 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports8 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports8 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota8 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK9 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania9 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports9 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova9 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania9 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota9 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania9 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK9 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports8 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania10 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK14 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota17 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK14 hours ago

Titujt e gazetave në UK

UK14 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kosova2 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending