ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 33 minutes ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 38 minutes ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 41 minutes ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 43 minutes ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 48 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Lini destinacion turistik ndërkombëtar, dëshmitë si vendbanimi më i vjetër në Evropë sjellin fluks të lartë turistësh

albnews by albnews
9 August, 2025
in Kulture
0
Lini destinacion turistik ndërkombëtar, dëshmitë si vendbanimi më i vjetër në Evropë sjellin fluks të lartë turistësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zbulimet arkeologjike që e nxjerrin fshatin Lin të Pogradecit si vendbanimin më të vjetër në Europë, kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, duke shtuar ndjeshëm interesin e turistëve të huaj për ta vizituar zonën dhe për t’u akomoduar aty. Vetëm në 7 muajt e parë të vitit, fshati ka pritur mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht të huaj, të cilët shfaqin interes të veçantë për fshatin dhe për bazilikën paleokristiane.

“Sa i përket bazilikës, ajo është një nga atraksionet kryesore, kjo falë edhe promovimit që i është bërë gjatë gërmimeve për zbulimin e vendbanimit palafit 8100-vjeçar i certifikuar tashmë”, tha Ledjan Zeqollari, drejtor i turizmit në Bashkinë Pogradec.

RelatedPosts

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Platoni: Dija si shpëtim

Për të huajt, Lini, natyra dhe gjithçka që ndodhet përreth mbetet një surprizë sapo e shohin nga afër. Turistët shprehen të mahnitur me atë çfarë gjejnë pranë liqenit të Pogradecit, ndërsa theksojnë se edhe gatimi vendas është një nga përvojat më të veçanta në pjesën shqiptare të liqenit.

 “Erdhëm që nga Maqedonia e Veriut, ishim në Shën Naum dhe tani jemi duke shijuar Pogradecin. Fshati këtu është shumë i bukur, por shumë i nxehtë për ne anglezët, edhe bazilika është shumë e këndshme. Ushqimi këtu është padyshim shumë i shijshëm”, tha një turist anglez.

Helga Braka, menaxhere e një prej bujtinave në Lin, thotë se interesi i të huajve është në rritje të vazhdueshme. Sipas saj, vizitorët vijnë nga e gjithë bota, por numrin më të madh e zënë francezët. Për ta, surpriza më e madhe është natyra, qetësia dhe ajri i pastër.

“Prenotimet janë shtuar gradualisht, pjesa më e madhe e hotelit gjatë gjithë vitit është i rezervuar. Shumica e turistëve janë nga Franca, Gjermania. Janë të mahnitur me qetësinë, ajrin, gjumin e qetë që bëjnë. Nuk e prisnin kaq të bukur natyrën në Lin”, u shpreh Braka.

Megjithatë, një problematikë që është raportuar edhe nga vetë vizitorët mbetet infrastruktura rrugore. Ajo kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ofruar lehtësirat e nevojshme për turistët dhe pushuesit. Lini pritet të përballet me një rritje të mëtejshme të numrit të vizitorëve, për shkak të konfirmimit zyrtar si vendbanimi më i vjetër i Europës, rreth 8,500 vjeçar./rtsh.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result